7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama para nisjes së gjyqit ndaj Thaçit: Shqetësuese që luftëtarët e...

Edi Rama para nisjes së gjyqit ndaj Thaçit: Shqetësuese që luftëtarët e lirisë të konsiderohen kriminelë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy ditë përpara nisjes së gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar duke pyetur nëse duhet të konsiderohen kriminelë, ata që e çuan popullin e tyre drejt lirisë.

Rama tha se është si mendim shqetësues fakti që njerëzit që kanë luftuar për liri kundër regjimeve brutale, të përballen me gjyqe.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, shkroi Rama në Twitter,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments