Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, në një furrë buke në Çair ka vdekur një punëtor, shtetas i Kosovës.
“Më datë 30.03.2023 në ora 18.14 në SPB Shkup nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një furrë buke në çair, ka vdekur punëtori T.I.(48) nga Kosova. Nga mjeku është konstatua vdekje pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e MPB-së.