4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUshtria do të pajiset me 8 helikopterë të rinj

Ushtria do të pajiset me 8 helikopterë të rinj

12 HELIKOPTERËT E JNA-së DO TË DHUROHEN NË UKRAINË

200 milion euro do të kushtojnë 8 helikopterët e rinj të cilët janë në përfundim të procesit të prokurimit me te cilët ushtria e vendit do të modernizohet . Me këta 8 helikopterë, ushtria do të modernizohet pasi qeveria dy ditë më parë vendosi t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët aktual të prodhimit sovjetik, tha sot për media Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Ajo shtoi se për këto 8 helikopter shumë funksional deri tani kanë pranuar pesë oferta nga vende të ndryshme.

“Para fazës finale jemi në analizë për blerjen e 8 helikopterëve shumë funksionalë, për të cilët janë marrë pesë oferta nga vende të ndryshme. Synimi ynë është që me të gjitha këto prokurime të procedohet sipas parimit të marrëveshjes qeveritare me qeverinë si garantues që këto marrëveshje të jenë pa dyshime mbi çdo bazë, përfshirë edhe dyshimin për korrupsion. Vendimi i fundit është dhurimi i 12 helikopterëve luftarakë për Ukrainën, për të cilin Qeveria ka marrë vendim dy ditë më parë” – tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes së RMV-së.

Petrovska shtoi se ushtria e vendit  po modernizohet me armatimin më të sofistikuar dhe se nuk ka vend për pajisjet e prodhuara në vitin 1984 dhe që janë resurs i skaduar.

“Për sa i përket modernizimit të ushtrisë, për periudhën 2019-2032 paraprakisht ishin parashikuar rreth 600 milionë euro, ndërsa tani për shkak të rritjes së çmimeve në industrinë ushtarake, llogaritjet janë rreth 900 milionë euro, por edhe kaq. nuk është e sigurtë, derisa të lidhin kontratat. Për helikopterët paraprakisht ishte planifikuar 214 milionë euro, por është e sigurt edhe se aty do të ketë një rritje të lehtë” – tha Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes së RMV-së.

Petrovska gjithashtu tha se vendosem te jemi efikas dhe pragmatik duke dhuruar pajisjet sipas transformimit dhe formimit nuk na duhen dhe shtoi se dhe nëse nuk i dhurojmë pajisjet e vjetra , për një periudhë të caktuar do të duhet të paguajmë edhe për t’i shkatërruar. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments