Sheshi “Iliria” në Tetovë i lënë në harresë ndërsa Bilall Kasami me Lëvizjen Besa në vend që të realizojnë premtimet, shëtisin nëpër diasporën shqiptare në Danimarkë, Zvicër, Austri etj për të themeluar degë e nëndegë me premtime të reja e video-projektime të vjetra.
E diaspora e shkretë ka ikur nga vendlindja pikërisht si pasojë e politikave të këqija si nga pushteti qendror ashtu edhe nga pushteti lokal.
Diaspora ka ikur sepse këtu nuk ka perspektivë, institucionet kanë dështuar, qeveri ka dështuar, komunat kanë dështuar.
Lëreni të qetë diasporën me hallet e tyre, punoni për ata pak njerëz që kanë mbetur këtu që mos t’ju ikin edhe pleqtë sepse rinia përveç që ka ikur, as që ka nerva për ti dëgjuar pallavrat e politikanëve, as që ka vullnetin për tu kthyer në vendin ku edhe shpresa ka vdekur.
Lëreni diasporën të qetë me hallet e tyre!
/tetovaonline