Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rover” nga e cila u krye dhe sulmi ndaj Top Channel i përkiste një shtetasi kosovar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se vetura ishte vjedhur në verën e vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës.
Më pas, në 31 dhjetor 2022 targat që Range Rover kishte natën kur ndodhi sulmi, ishin vjedhur po në këtë datë.Policia e shtetit gjithashtu ka ofruar 100 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion që çon në identifikimin e autorëve të rastit./Reporteri.net