10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiNesër ngrirja e çmimeve të produkteve higjienike, gjatë javës edhe të një...

Nesër ngrirja e çmimeve të produkteve higjienike, gjatë javës edhe të një pjese të frutave dhe perimeve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot paralajmëroi se me siguri nesër,  në seancën e Qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike, ndërsa gjatë kësaj jave do të ngrihen edhe çmimet e një pjese të frutave dhe perimeve.

“Nuk do të presim punë të papërshtatshme të komisioneve të caktuara në Kuvend. Me vendim të Qeverisë do t’i ulim çmimet e një sërë produktesh higjienike në mënyrën e njëjtë siç e bëmë atë edhe te çmimet e produkteve ushqimore deri në një datë të caktuar, por data deri në të cilën do të zgjasë ngrirja do të dihet nesër”, theksoi Bekteshi pas vizitës të një marketi në lagjen Taftalixhe në Shkup, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Për pemët dhe perimet, Bekteshi tha se dje i ka marrë analizat nga Ministria e Bujqësisë.

“Sot ekipi im punon, me siguri çmimet e më shumë se pesë apo gjashtë produkteve do të ngrihen gjatë kësaj jave. I presim edhe analizat nga Drejtoria Doganore për çmimet e importit të tregtarëve që të shohim sa është dallimi në marzhë”, theksoi Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments