Sondazhi i Institutit për politika publike Arbër Xhaferi është sondazh me porosi duke e pasur parasysh se ky institut jo vetëm që është kryekëput nën kontroll të Krenar Llogës, por nuk është seriozë për tu mare në konsideratë.
Si rrjedhojë duke patur parasysh ato që thamë më lartë besueshmëria e këtij sondazhi është nën zero nga vet fakti se nga urrejtja dhe inati që ka ndaj PDSH-së njerëzit që fshihen pas emrit të Institutit Arbër Xhaferi as që e përmendin PDSH e cila arriti të mbroj pozicionet e veta ndërsa ASH e institutit doli partia e fundit duke mos mare asnjë këshilltar në komunës e Tetovës e cila është bastioni i votuesve shqiptar.
Ne i këshillojmë njerëzit që fshihen pas Institutit në fjalë se me fjalë boshe, me inate personale nuk mund të nxjerrin përfundime seriozë se për cilët parti votojnë shqiptarët. I tërheqim vëmendjen atyre që thurin intriga kundër PDSH se emri Arben Xhaferi keqperdoret ashtu si i keqperdor ne fillim per te arsyetuar ndarjen nga Pdsh se kinse do te ndjekin ” rrugen e tij” tash ata te ASH as qe e permendin sikurse edhe ky “instituti” e keq perdor emrin e tij si “patericë” e ASH,prandaj më me ngadalë, me qetësi dhe maturi kur të përmendi PDSH dhe votuesit e saj besnik të ideologjisë kombëtare të Arbër Xhaferit. Shpresojmë se në të ardhmen ata që pretendojnë se po ndërtojnë demokraci dhe besueshmëri te votuesit shqiptar do jenë më afër realitetit për të pasqyruar sondazhet përpartitë shqiptare … Asllan Sulejmani