Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Kjo do të thotë se uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe atë në kryeqytet (Shkup) dhe në komunat ku së paku 20 përqind e popullsisë janë të përkatësisë shqiptare.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur këtë arritje si një mision të kryer me sukses.