0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAggeler: Në 10 vitet e fundit, SHBA ka dhuruar 13,5 milionë dollarë...

Aggeler: Në 10 vitet e fundit, SHBA ka dhuruar 13,5 milionë dollarë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Maqedoni

Sot në Qendrën Klinike të Shkupit është përuruar rinovimi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, që është financuar nga SHBA-të, përcjell TV21. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela P. Aggeler tha se ky projekt ka përfunduar një vjet më herët ndërsa shtoi se për këtë projekt janë ndarë 400.000 dollarë.

“I gjithë kati i kësaj klinike gastrike është rinovuar plotësisht dhe në mënyrë të konsiderueshme e përmirëson jo vetëm kapacitetin por edhe nivelin e shërbimit që ofron për të gjithë që vijnë këtu. Siç thash, SHBA përmes Komandës Evropiane të SHBA-së ka dhuruar 400.000 dollarë për renovimet dhe ky është vetëm një shembull tjetër nga angazhimet e kahershme që kemi bërë për t’i ndihmuar Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e kualitetit dhe vetëbesimit në institucione. Ky është vetëm kontributi i fundit, për shkak se në 10 vitet e fundit, përmes Komandës Evropiane dhe Zyrës sonë të Mbrojtjes dhe Kooperimit ne kemi siguruar më tepër se 13,5 milionë dollarë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve të këtij vendi”, deklaroi mes tjerash Angela P. Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments