Sonte në tubimin e mbajtur të BDI në Çair ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se ne nuk bëjmë fjale, por me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve.
Sot kujtojmë amanetin e atyre që luftuan në 2001-shin, atyre që dhanë jetën në 2001-shin. Nuk do të flas shumë mirëpo do të përmend një çështje, na thanë largoni duart nga kazinot. Ne duart i kemi larg atyre punëve, mirëpo po bëjmë të pamundurën që ato kazino të largohen nga vendbanimet dhe vendet e diturisë, ne nuk bëjmë fjalë, por me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve. Misionin që e kemi marrë përsipër ne e çojmë deri në fund, sepse në nuk merremi me shpifje e fjalë boshe por realizojmë dhe zbatojmë, tha Xhaferi.