sh-presidenti serb, Boris Tadiq, ka komentuar marrëveshjen e sontme mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se historia nuk njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ka refuzuar ta nënshkruaj aneksin e Planit Evropian, duke thënë se kjo marrëveshje s’duhet nënshkruar.
“Vuçiq përsërit furishëm se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiq është shumë i përfshirë”, është shprehur Tadiq, transmeton Klankosova.tv.