11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRama e quan marrëveshjen “shpallje pranvere” në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve

Rama e quan marrëveshjen “shpallje pranvere” në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur pajtueshmërinë për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit, shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar ai në Twitter,

Ai ka shtuar se pret që kjo marrëveshje të zbatohet.

“T’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments