3.9 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBota“Dy avionë luftarakë rusë po kryenin manovra të rrezikshme”, Gjenerali i Forcave...


“Dy avionë luftarakë rusë po kryenin manovra të rrezikshme”, Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA jep detaje: Si ndodhi rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi

Një avion luftarak rus ka sulmuar një dron amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave goditja ka shkaktuar rrëzimin e dronit amerikan.

Gjithashtu mësohet se dy avionët rusë Su-27 kishin tentuar të kapnin dronin amerikan, të quajtur MQ-9.

“Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus.

Kjo solli edhe rrëzimin e MQ-9”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hecker.

“Në fakt, ky veprim i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy avionëve”, shtoi ai.

“Aeroplanët e SHBA-së dhe aleatëve do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt”, shtoi ai.

Një deklaratë nga komanda evropiane e SHBA-së, i përshkroi manovrat ruse si të pamatura, joprofesionale dhe të pasigurta për mjedisin.

“Droni ishte në një fluturim rutinë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive evropiane”, tha ai.

“Ky është i fundit në një seri pilotimesh të rrezikshme ruse”, thuhet në deklaratë, që mund të çojë në “përshkallëzim të paqëllimshëm” të situatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments