9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAksionari i “Prishtina Mall” arrestohet në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies...

Aksionari i “Prishtina Mall” arrestohet në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/460305/aksionari-i-prishtina-mall-arrestohet-ne-aksionin-kunder-fajdes-detyrimit-e-shmangies-nga-tatimi/

Pronari i Autosallonit të njohur “Alberti”, Skender Bajrami është në mesin e 15 të arrestuarve nga Policia në aksionin e djeshëm.

Kështu raportoi sot mediumi “FrontOnline”. Bajrami dhe të tjerët, nga organet e rendit dyshohen për tri vepra penale: Fajde, shmangie nga tatimi dhe detyrim.Skender Bajrami siç duket nuk do të mund ta shijojë nga liria hapjen e Qendrës Tregtare “Prishtina Mall” në të cilën ai vet është aksionar përmes Autosallonit të tij “Alberti”.

Pronari i Autosallonit të njohur “Alberti”, Skender Bajrami është në mesin e 15 të arrestuarve nga Policia në aksionin e djeshëm.

Kështu raportoi sot mediumi “FrontOnline”. Bajrami dhe të tjerët, nga organet e rendit dyshohen për tri vepra penale: Fajde, shmangie nga tatimi dhe detyrim.

Skender Bajrami siç duket nuk do të mund ta shijojë nga liria hapjen e Qendrës Tregtare “Prishtina Mall” në të cilën ai vet është aksionar përmes Autosallonit të tij “Alberti”.

Bajrami përfundoi në prangat e policisë, në Operacionin nëpër autosallone kundër fajdes, shmangies nga tatimi e detyrimit. Bashkë me Bajramin, punë me drejtësinë do të kenë edhe 14 persona tjerë.

Aksionet në “Prishtina Mall.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Skender Bajrami në Qendrën më të madhe Tregtare në rajon e cila pritet të hapet së shpejti, “Prishtina Mall”, ka 10 për qind të aksioneve.

Sipas deklarimit në ARBK, vlera e aksioneve të Bajramit aty arrin në 17 milionë euro.

Përveç Bajramit, në këtë projekt janë edhe 13 investitorë tjerë që kanë aksione në shuma milionëshe.

“Prishtina Mall” pritet të hapet pas një jave.

Aksioni i Policisë, 22 vetura të konfiskuara:

Ndaj të arrestuarve, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit.

Gjatë aksionit, organet e rendit kanë arritur që të sekuestrojnë edhe një numër të madh të provave materiale.

Këto prova përfshijnë edhe 22 vetura të konfiskuara nëpër autosallone të ndryshme.

Përveç tyre, policia gjeti edhe tetë armë, 76 fishekë, dy shufra metali, dy motoçikleta, mbi 83 mijë euro, 16 usb e dokumente të ndryshme.

Aksioni është kryer nga Policia në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt, Doganën dhe ATK-në.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments