12.4 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeNderohet Agron Haradinaj, “Vocërraku i burgut”

Nderohet Agron Haradinaj, “Vocërraku i burgut”

Para 40 vjetësh emri i Agron Haradinaj do të fiksohej në mendjen e gjithë shqiptarëve me një nofkë fort interesante, “vocërraku i burgut”.

Vetëm 16 vjet i kishte kur u arrestua nga regjimi serb në vitet e 80-ta për shkak të aktivitetit të tij politik. Për t’u bërë më vonë edhe pjesë UÇK-së ku më 1998 në Prilep pësoi nga një sulm shpërthyes ajror i forcave serbe, dhe qysh atëherë u përballë me telashe shëndetësore.

Ish-ushtari i UÇK-së vdiq në moshën 56-vjeçare për shkak të gjendjes së përkeqësuar tre muajve të fundit që mori trajtim intensiv në një spital të Gjermanisë.

Familja Haradinaj përveç dhimbjes që kanë për humbjen Agronit si familjar dhe veprimtar, kanë edhe një brengë tjetër. Nasim Haradinajt nuk iu lejua që ta vizitojë vëllain e tij sa ishte në spital edhe përkundër gjendjes që kishte.

Teksa bëjnë të ditur se tashmë kanë bërë kërkesën në Gjykatën e Hagës në mënyrë që Nasim Haradinaj të jetë së paku prezent në ceremoninë e varrimit për vëllain e tij, Agronit.

Dyert e kullës pranë kompleksit memorial në Gllogjan janë hapur për ngushëllime që nga kjo e premte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments