Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj.
Ahmeti në mesazhin e tij ngushëllues drejtuar familjes Haradinaj, shkruan se Agroni do të mbahet mend si atdhetar i madh, hovin e të cilit nuk e ndaloi as burgosja dhe as torturat tjera që i përjetoi për të pasur Kosovën e lirë.
Statusi i plotë:
Me pikëllim e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj.
I edukuar në frymën e atdhedashurisë nga babi i tij Smajl Haradinaj, Agroni që në moshë të re u vendos në shërbim të atdheut të tij. Hovin djaloshar për liri dhe drejtësi nuk ia ndalën dot burgosja dhe torturat që përjetoi, ndër të parët iu përgjigj kushtrimit të lirisë dhe u rreshtua në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Haradinaj, vëllait të tij Nasimit, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të Agronit.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!