12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShqipëria shpall ditë zie të dielën për të nderuar viktimat e aksidentit...

Shqipëria shpall ditë zie të dielën për të nderuar viktimat e aksidentit tragjik në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ka shpall ditë zie të dielën në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi.

Rama ka thënë në Facebook se Shqipëria kështu po bashkohet simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtizë.

“Ditën e diel Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtize”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri shqiptar ka thënë se dhimbja për jetët e humbura në këtë aksident ëshët e të gjithëve.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin”, ka thënë Rama.

Deri më tash raportohet se ka shkuar në 57 numri i viktimave nga aksidenti tragjik mes dy trenave në Greqinë veriore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments