15 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeKuvend, pritet të fillojë debati për zgjedhje të zëvendësministrave të rinj

Kuvend, pritet të fillojë debati për zgjedhje të zëvendësministrave të rinj

Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 104-t, me siguri me votim për shkarkimin e zëvendësministrave pasi që mbrëm përfundoi debati rreth kësaj pike të rendit të ditës. Më pas mbledhja plenare duhet të vazhdojë me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj.

Kryeministri Kovaçevski për zëvendësministra i propozoi Tiron Jajagën në Ministrinë e Mbrojtjes, Viktoria Avramovska Madiq në Ministrinë e Drejtësisë, Vjollca Berisha në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manoleva në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Mbledhja e 104-t për rikonstruim të Qeverisë filloi para tre javësh. Ministrat e rinj në Qeverinë e Kovaçevskit nga SHA dhe LSDM u zgjodhën para mesnate, të hënën.

Në vazhdimin e djeshëm të mbledhjes së 104-t folën vetëm deputetë të VMRO-DPMNE-së, sipas të cilëve Qeveria në mungesë të rezultateve, po tenton të fshihet prapa eurointegrimeve. Ata e porositën kryeministrin Dimitar Kovaçevski se pas sundimit të LSDM-së do të ketë përgjegjësi sistematike, financiare dhe shoqërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments