Gazetari kontravers maqedonas, Vasko Eftov në emision e tij “Në qendër” ka theksuar se sulmi i “Grupit të Zjarit” nuk ka të bëjë me Artan Grubin, por pensimi politik i Ali Ahmetit shkruan Top24.
“Në këtë konflikt në BDI me fëmijët e zjarrit sulmet ndaj Artan Grubit, tani nuk i udhëheqin djemtë e zjarrit ose personat e pakënaqur me Artan Grubin, në thelb personat e pakënaqur me Ali Ahmetin. Në thelb sulmi ndaj Artan Grubit është sulm ndaj Ali Ahmetit, nëse ka sukses në procesin ose tentimin që të ndryshohet ose të politikisht të pensionohet ose margjinalizohet Artan Grubi do të margjinalizohet ose pensionohet Ali Ahmeti dhe për këtë nuk ka dilemë. Artan Grubi i lidhur me Ali Ahmetin në thelb sulmet ndaj Artan Grubit nga ana e djemve të zjarit dhe nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe strukturat nën kontrollin e tyre nënkuptojnë sulme ndaj BDI-së dhe sulme ndaj Ali Ahmetit. Pse sepse Ali Ahmeti dhe BDI janë themeli i krijimit të atij koalicioni europian në Republikën e Maqedonisë.Nëse këta e destabilizojnë BDI-në ndërsa tentuan para dy muajsh ta destabilizojnë edhe LSDM-në me nxitjen permanente të asaj përalle për konflikt mes Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaev dhe nuk patën sukses në ate dhe tani në radhë janë Artan Grubi dhe Ali Ahmeti, pse sepse ata janë themeli i atij koalicioni për rrugën drejt BE-së” tha Vasko Eftov.