Kryetari i komunës së Kumanovës, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbrëmë në qender të fshatit Tabanoc, është ngritur një kryq i lartë disa metra. Dimitrievski ka falënderuar të gjithë “ata që kontribuan që kjo ëndërr e banorëve të bëhet realitet”.
“Mbrëmë për nderë të festës së madhe krishtere “Falja”, banorët e fshatit Tabanoc, në qendër të vendbanimit kanë ngritur Kryq. Falënderim për të gjithë personat fizik dhe juridik për kontributin e dhënë që dëshira e banorëve të bëhet realitet”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimistrievski.