11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSpasovski vendosi lule në memorialin në Mostar për nder të presidentit të...

Spasovski vendosi lule në memorialin në Mostar për nder të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski

 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Mostar të Bosnja e Hercegovinës, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendosi lule në memorialin e aksidentit në Rotimle, në një ceremoni shtetërore me rastin e 19 vjetorit nga vdekja tragjike e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacionit që e shoqëronte.“Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata jetojnë përgjithmonë në kujtimet e atyre që respektojnë vlerat e vërteta. I tillë ishte edhe ish presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili humbi jetën para kohe dhe tragjikisht 19 vjet më parë. Lavdi e përjetshme presidentit të dytë Boris Trajkovski!, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments