Pas publikimit të sondazhit nga mkd.mk lidhur me rejtingjet e partive dhe faktin që BDI-ja dhe Ali Ahmeti gëzojnë mbështetjen më të madhe në opinion, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se qytetarët vlerësojnë drejt dhe e çmojnë punën dhe angazhimin e sinqertë.
Grubi thotë se pa marrë parasysh sulmet e shpifjet, BDI-ja po rritet.
Statusi i plotë i Artan Grubit:
Qytetarët vlerësojnë drejt dhe e çmojnë punën dhe angazhimin e sinqertë. BDI po rritet, pa marrë parasysh sulmeve dhe shpifjeve të koordinuara të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme sepse puna që shihet, nuk do kallauz. Qytetarët ndjehen të përfaqësuar denjësisht dhe me kompetencë andaj dhe rrisin besimin ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit. Vetëm bashkë jemi më të fortë.