Çfarë ndërmori Ministria e Kulturë për të ruajtur lokalitetin e pasur me artefakte, ku u gjet pllaka me mbishkrimin “Dardanius” për të cilin disa ditë me radhë raporton TV21, kështu pyeti deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në Kuvend në seancën për pyetje deputetësh.
“Është interesant fakti se ekipet e televizionit nuk janë lejuar që të incizojnë, pasi kanë qenë duke realizuar punimet. Atje është gjetur pltaka me mbishkrimin Dardanius, që flet për qytetin tonë kryesor. Ka ligj që nëse edhe në pronë private, ka gjetje të tilla, duhet menjëherë të ndërpriten punimet dhe në shtetin tonë ka Ligj që edhe nëse ajo tokë është private, por nëse ka artefakte, ndërtimi duhet të ndalojë dhe duhet të njoftohet Drejtoria për mbrojte të trashëgimisë kulturore. Nëse verifikohet se është zonë arkeologjike, duhet të ndryshohet plani urbanistik dhe ajo zonë duhet të jetë e mbrojtur. Drejtori pati deklaratë se duhet ajo pllakë të dërgohet në Muze, por këto ka shumë artefakte”, tha Snopçe më tej, transmeton TV21.