4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria, plan kundër lajmeve të rreme

Qeveria, plan kundër lajmeve të rreme

Qeveria propozon plan kundër lajmeve të rreme dhe shpërndarjes së dezinformatave. Plani është hartuar mbi rekomandimet e Komisionit Evropian, Sektorit për komunikim në NATO, Departamentit të shtetit etj. Plani parashikon formimin e Grupit për luftë kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë. Kryeministri Zoran Zaev thotë se kjo nuk bëhet për t’i imponuar metodologjinë e punës mediave, por për të ruajtur interesin kombëtar dhe shtetëror.

Kjo paraqet vetëm një pjesë të masave për mësim dhe ballafaqim me lajmet e rreme, dezinformatat dhe manipulimet mediatike me qëllim ruajtjen e interesit kombëtarë, shtetëror dhe të qytetarëve nga dëmet që mund t’i sjell kjo natyrë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev konsideron se lajmet e rreme paraqesin rrezikun më të madh të shekullit 21.

Lajmet e rreme kanë shkatërruar persona dhe familje të tëra, e mos të flasim për Qeveri, shtete, partnere mes vete etj. Ndryshe kjo paraqet kërcënimin e shekullit 21”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Qeveria planifikon që planin ta vë në debat edhe me mediat me qëllim përmirësimin e tij. VMRO-DPMNE-ja propozimin e kryeministrit Zaev e cilësoi mekanizëm për cezurë dhe fshehje të skandaleve të Qeverisë së tij.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments