Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qytetarët dhe personat juridikë, përkatësisht pronarët e automjeteve, deri në datë 12 shkurt 2024 duhet t’i ndryshojnë targat me shenjën “MK” në shenjën “NMK”, .
“Të gjithë pronarët e automjeteve të regjistruara janë të detyruar të zëvendësojnë targat që përmbajnë shenjën “MK”, të lëshuara deri në ditën e fillimit të zbatimit të kësaj rregulloreje (15.01.2021), përkatësisht targat e tilla mund të përdoren jo më vonë se data 12.02.2024”, thonë nga Ministria e Brendshme.