Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e festës së Krishtlindjeve përcjell urimet e sinqerta për shëndet, paqe, begati dhe mirësi pafund në vatrat e juaja familjare.
Të nderuar bashkëqytetarë të besimit ortodoks,
Në këto çaste festive që po i përjetoni pranë më të dashurve tuaj me rastin e festës së Krishtlindjeve, po ju përcjell urimet e sinqerta për shëndet, paqe, begati dhe mirësi pafund në vatrat e juaja familjare.
Qoftë gjithmonë e shtrirë dora e bamirësisë, e pajtimit, e ndihmës ndaj njëri – tjetrit.
Gëzuar