8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePlagosja e dy serbëve në Kosovë, gazetarja sjell detaje: Pjesëtari i FSK...

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, gazetarja sjell detaje: Pjesëtari i FSK e njoftoi vetë policinë

Plagosja e dy serbëve në zonën e Prizrenit ka sjellë përsëri tensione në Kosovës. Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan, përcolli më shumë detaje rreth ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet që kanë çuar tek sulmi ku u plagosën dy të rinj serbë nga një veturë në lëvizje. Mësohet se i dyshuari ka lajmëruar menjëherë policinë dhe policia e ka arrestuar atë në kohë rekord. Megjithatë ndërkohë rrugët Shtërpcë-Ferizaj dhe Shtërpcë-Brezovicë janë bllokuar nga serbët, duke kërkuar arrestimin e tij. Të lënduarit kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.
“Ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i cili ka konfirmuar se i dyshuari është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa ka ftuar organet e drejtësisë që të merren me rastin. Gjithashtu ka reaguar edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili ka thënë se personi që ka shtënë në drejtim të tyre, duhet të ballafaqohet me drejtësinë, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë. Ka reaguar edhe zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë duke e quajtur këtë plagosje me motive etnike”./tvklan.al
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments