7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti dënon plagosjen e 2 serbëve në Kosovë: Akt i papranueshëm....

Albin Kurti dënon plagosjen e 2 serbëve në Kosovë: Akt i papranueshëm. Autori do përballet me drejtësinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për plagosjen e dy serbëve, një ngjarje ku sipas Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, është i përfshirë një efektiv i FSK. Plagosja ndodhi në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe. Të plagosur nga ngjarja mbetën dy vëllezër, 11 dhe një 21-vjeç. Ata u qëlluan nga një automjet në lëvizje, për shkaqe ende të paqarta.

Në reagimin e tij, Kurti e dënon ashpër këtë ngjarje, që e quan të papranueshme dhe të dënueshme. Ai thotë se i arrestuari për këtë plagosje të dyfishtë do të përballet me drejtësinë.“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, shkruajti Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments