7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Nëse është e vërtetë siç pretendon SDS se kemi frikë nga...

VMRO-DPMNE: Nëse është e vërtetë siç pretendon SDS se kemi frikë nga Kovaçevski, SHKOJMË NË ZGJEDHJE

Nëse është e vërtetë, siç pretendon SDS-ja, se VMRO-DPMNE-ja kishte frikë nga Kovaçevski, atëherë le t’i dëgjojë deputetët dhe le të shkojmë në zgjedhje. SDS nuk e mohon se ka deputetë që u kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Dhe nuk po e mohojnë sepse e dinë se është e vërtetë dhe se gjithnjë e më shumë deputetë dhe zyrtarë partiakë nuk pajtohen me Kovaçevskin dhe Zeçeviqin, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata theksojnë se për këtë arsye edhe Kovaçevski edhe Zeçeviq po ikin nga zgjedhjet, sepse janë të vetëdijshëm se do të humbasin në mënyrë katastrofike dhe kështu do të mbeten pa tenderët dhe milionat që i vjedhin popullit.

  • Nëse dikush ka frikë, janë pikërisht ata dy Kovaçevski dhe Zeçeviqi që kanë frikë të përballen me popullin dhe i frikësohen përgjegjësisë që pasojnë pas zgjedhjeve. Nëse SDS-ja e konsideron se Kovaçevski dhe Zeçeviqi kanë frikë dhe dridhen, le të shkojnë në zgjedhje, posa të jenë aq të bindur se janë të fortë, nuk ka nevojë të ikin, theksuan ata.

Ata shtojnë se po ikin, që kumbari i Kovaçevskit dhe kompanitë e familjes së tij të ngushtë të vazhdojnë të përhapen në Maqedoni edhe për disa muaj.

Realiteti është se ata janë të frikësuar dhe shohin se si t’i mbrojnë krimet dhe janë peng të shefave të tyre nga Zajasi dhe Strumica, thonë nga partia.

LSDM paraprakisht në njoftimet tha se VMRO DPMNE ka frikë nga Kovaçevski dhe Zeçeviq.

  • Gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së janë të dëshpëruara. Sallat e mbushura me njerëz, nga të cilat dëgjohej përkrahja për një të ardhme evropiane dhe për politikat e LSDM-së, është ajo që e frikëson VMRO DPMNE-në. Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e fshehin se janë pengje të Apasiev dhe kundërshtarë të rrugës evropiane të shtetit, thonë nga LSDM.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments