Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të zbarkojnë në Prishtinë.
Vizita e tyre në Kosovë sipas Osmanit, do të zhvillohet kah pjesa parë e muajit tjetër.
Pjesë e takimit pritet të jetë edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar.
Qëllimi i tyre është intensifikimi i dialogut dhe të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk na kanë thënë dilni nga kushtetuta. Po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, shtoi ajo në Klan Kosova.