Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i ka hedhur poshtë akuzat e publikuara në analizën 39 faqëshe të Akademisë së Shkencave të Kosovës, ku thuhet se ai ka dhënë mbështetje për ndarjen e Kosovës, shkruan gazeta LAJM. Në fjalimin e fundvitit, Ahmeti ka thënë se ai nuk bën pazare me Kosovë, të cilën e ka quajtur tokë të shenjtë.