Nuk është planifikuar rikonstruim i Qeverisë. Tani është periudha kur përgatitemi për vitin e ardhshëm. Në mënyrë intensive i prezantojmë buxhetet e secilës ministri veç e veç, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sërish është i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Qeveria funksionon me kapacitet të plotë për t’u përballur me të gjitha sfidat që ka vendi dhe më besoni se ky është një mandat prej 11 muajsh, i cili tashmë është mbushur me sfida të mëdha me të cilat asnjë qeveri nuk është përballur ndonjëherë, në plan ekonomik, energjetik dhe le të themi për planin e sigurisë, për funksionimin e pandërprerë të të gjitha institucioneve në funksion të kërcënimeve hibride që po vijnë dhe që janë rezultat i luftës që po zhvillohet në Ukrainë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i LSDM-së, i pyetur nëse tribunat e organizuara nga partia e tij janë hyrje në zgjedhje të parakohshme, tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.