3.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeAvokati i Popullit Naser Zyberi / Disa institucione s'e respektojnë përfaqësimin...

Avokati i Popullit Naser Zyberi / Disa institucione s’e respektojnë përfaqësimin e drejtë, në mesin e tyre janë edhe disa gjykata.

Sipas raportit të Avokatit të popullit për vitin 2021 disa institucione ende nuk respektojnë implementimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.Naser Zyberi thotë se edhe përkundër sugjerimeve disa institucione nuk ndërmorën asnjë aktivitet për përmirësimin e situatës.

“Në raportin vjetor për vitin 2020 konstatuam se situata është e pa volitshme në Gjykatën Kushtetuese (3%), Gjykatën themelore penale Shlw p, Gjykatën e Apelit Shkup, Prokurorinë themelore Shkup, Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, Akademinë e shkencave (1%), Muzetë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta të qeverisë (5,6%), Shoqata Aksionare për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste (2,6%), MEPSO (9%) Agjencia për film (0%), Agjencia për energjetikë (0%) Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet (0%) Agjencia e administratës (7%, Byroja për përfaqësimin e RMV-së në Gjyl<atën për të drejtat e njeriut në Strazburg (0%), Institutin për folklor etj”, tha Naser Zyberi Avokat i Popullit.
Ndërsa për punësimet në institucione në bazë të etnisë, konstatimi i avokatit të popullit është se komunitetet më të vogla kanë përqindje të njëjtë të përfaqësimit në krahasim me vitin e kaluar.
“Analiza e kryer e të dhënave të mbledhura tregon se i vogël është numri i institucioneve, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe subjekteve të formuara nga ana e tyre, të cilët kanë një efekt solid në realizimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adelwat për dallim nga ato që nul< i plotësojnë normat e përcaktuara me ligj dhe që devijojnë në të gjitha fushat”, pohoi Naser Zyberi Avokat i Popullit.
Përveç kësaj Zyberi iu bën thirrje të gjitha institucioneve kornpetente të përfshijnë një sistem të zbatirnit dhe punësimit cilësor, ku nuk do të lejojnë keqpërdorime gjatë krijimit të planeve vjetore për punësim në sektorin publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments