Era e ftohtë që erdhi sot pasdite mbi Shkupin filloi të shpërndajë retë në shenjë të mëngjesit që do të na zgjojë nesër dhe që meqë do të jetë kthjelltësi pritet të jetë më i ftohti në stinën e dimrit të këtij viti 2022.
Gjatë natës pritet që temperaturat të jenë në minus, ndërsa nesër herët në mëngjes pritet të zbresin deri në 5 gradë nën zero.
Dita e nesërme do të jetë relativisht e këndshme për këtë periudhë të vitit. Temperaturat do të arrijnë deri në 8 gradë me më shumë diell. Mot i ngjashëm na pret të martën dhe të mërkurën me rënie të lehtë të temperaturave ditore, të cilat do të lëvizin rreth 6 gradë.
Nga e enjtja do të fillojë mbulimi me vranësira, të cilat nuk pritet të sjellin reshje shiu, por do të rrisin temperaturat mbi 10 gradë, ndërsa gjatë natës nuk do të kemi temperatura nën zero.
Fundjava e ardhshme, siç duken gjërat tani, duhet të jetë e thatë me temperatura që do të jenë rreth zeros në mëngjes dhe mbi 10 gradë gjatë ditës. Të dielën pritet një ditë me diell me temperatura që herë pas here do të arrijnë deri në 15 gradë.
Java e fundit e vitit 2022 pritet të jetë pjesërisht e vranët me periudha me diell dhe temperatura që do të lëvizin rreth zeros gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, dhe nga 6 deri në 10 gradë gjatë ditës.