Policia përfundoi me kontrollet në Aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla dhe konfirmoi se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftuan nga MPB për MIA-n.
Nga atje theksojnë se pas përfundimit të kontrolleve do të informojnë edhe për objektet e tjera.
Sot në mëngjes në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.