Gjatë ditës së sotme në stacionin policor në Tetovë është thirr në pyetje aktivisti i Lëvizjes Besa, Artan Etemi, për gjoja involvimin e tij me vendosjen e “shenjave” që u shfaqën dje në Tetovë.
Paramendoni sa shtet të “fortë” kemi, kur brenda 24 orëve procesuon lëndë sepse cënohet një parti politike në qeveri, ndërsa po i njejti shtet për 28 vit nuk arrin të çrrënjosë krimin dhe korrupsionin.
Veprimi i sotëm i policisë në Tetovë është kthim në komunizëm, që si duket dikush ende e ka pjesë të ideologjisë politike.
Kjo qeveri që erdhi me premtimin për të sjelle drejtësi, si duket e ka ngatruar drejtësinë me komunizmin.
Ne nuk do lejojmë që dikush të shfryje mllefin e vet duke ushtruar presionin e pushtetit ndaj aktivistëve të Lëvizjes BESA.
TURP I QEVERISË QË RËNON DEMOKRACINË