8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeINSPEKTORIATI ME PRROCEDURË KUNDËR INSPEKTORIT, ILIEVSKI: DUAN TË MË HESHTIN, MË KANË...

INSPEKTORIATI ME PRROCEDURË KUNDËR INSPEKTORIT, ILIEVSKI: DUAN TË MË HESHTIN, MË KANË KËRCËNUAR

Inspektorati  shtetëror i arsimit ka ngritur procedurë disiplinore kundrejt inspektorit shtetëror, Gjorgji Ilievski për siç thonë nga inspektorati publikim të fakteve për lëndë  të cilat janë të papërfunduara dhe janë në zvhillim e sipër.

“Procedura disiplinore e ngritur ka të bëjë me paraqitjet e fakteve nga ana e tij, për lëndë të cilat nuk kanë përfunduar. Pas kësaj nga ana e tij janë prezantuar fakte për lëndë të cilat janë në procedure e sipër dhe nuk janë realizuar”, thonë nga Inspektoriati Shtetëror i Arsimit.

Inspektori Ilievski thotë se njoftimin për procedurën disiplinore e ka marë dy ditë më parë dhe thotë se e njëjta bëhet vetëm për ta heshtur. Ai pohon se para se të marrë njoftimin për procedurën disiplinore në shtëpinë e tij kanë arritur vërejtje dhe paralajmërime nga ana e drejtorit të inspektoriatit, Tome Spirovski dhe inspektorit tjetër shtetëror, Afrim Saliu.

“Ministri i Arsimit  Arbër Ademi më ka lutur që të mos e nxjerr para opinionit dhe ta hesht këtë rast. Më luti edhe zv ministri Agim Nuhiu i cili më tha që të ruhem sepse kam familje dhe fëmijë, që don të thotë se më paralajmëroi dhe më kërcënoi. Drejtori Tome Spirovski dhe inspektori, Afrim Saliu më kanë thënë që procesverbalet të mos i nxjerr para opinionit  dhe të njëjtat të fshehen sepse në të kundërtën kundrejt meje do të ketë pasoja”, tha Inspektori i Lartë në Arsim, Gjorgji Ilievski.

Ai shton se në seancën ku do të shqytrohet procedura disiplionre ka kërkuar që të ketë përfaqësues të Avokatit të popullit, dhe të Komitetit të Helsinkut.

Për ngritjen e procedurës disiplinore ka reaguar kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ai thotë se tek ne në vend se të përkrahen njerëzit që paraqesin veprime të paligjshme, të njëjtit dënohen dhe përndiqen. Sipas Taravarit, kjo është një nga arsyer kryesore pse të rinjtë ikin nga shteti! E për herë të fundit kur u pyet për procedurën e avancimit dhe dyshimet që ka ngritur inspektori Ilievski, Ademi i ka inkurajuar institucionet ta kryejnë punën e tyre.

Kurse seanca për shqyrtimin e procedurës disiplinore kundrejt Ilievskit është paraparë të zhvillohet më 19 korrik të këtij viti në objektin e vet inspektoriatit nga ora 10:00. Ilievski kërkon që kjo seancë të jetë e hapur për opinionin dhe publiu të dijë të vërtetën.

linkuhttps://tv21.tv/inspektoriati-me-prrocedure-kunder-inspektorit-ilievski-duan-te-me-heshtin-me-kane-kercenuar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments