5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi mbron BDI-në nga përgjimet, do të kërkon nga SHBA arrestimin e...

Zaevi mbron BDI-në nga përgjimet, do të kërkon nga SHBA arrestimin e El-Chekës.Ja çfarë i thotë El Cheka, Zaevit ?

Shkup, 12 korrik, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Klan Maqedoni ka folur edhe për përgjimet që po publikohen nga Sheqerim Ahmeti – El Cheka nga SHBA-të, që sipas tij nuk janë sikur ato “bomba” përgjimesh që kishte publikuar ai para ardhjes në pushtet.

Zaev mes tjerash tha se autoritetet maqedonase do të kërkojnë nga Amerika arrestimin e El Chekës.

“Ajo që tani po pulbikohet, ato që një person po i publikon nga Amerika, është dëshmi se nuk janë tërë materialet e përgjuara, që janë përgjuar gjatë asaj kohe. Kjo do të thotë se ka pasur edhe më tepër përgjime nga porositësit. Andaj ne do të kërkojmë nga Amerika arrestimin e tij, për shkak se atë që ai po e bën janë biseda private, ato nuk janë ligjore”, ka thënë Zaev.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i El Chekës i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit Zaev.

Ai ka sugjeruar kryeministrin që në rast se e kërkon Presidentin Trump në telefon, të sigurohet mirë që është ai dhe mos ti dalin prap komikët rus.

“Ndëgjova se Zoran Zaevi do të kërkoj nga SHBA-të arrestimin tim se po i nguci me pislliqet dhe krimet e tyre të bëra, këta të fortët e shtetit të cilët jan kok e këmb të kriminalizuar, sigurohu Zajçe kur të thirrish Trumpin të jet ai, e mos t’ju dalin përsëri ata komikët rus”, ka shkruar El Cheka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments