Pas marrëveshjes së mbrëmshme, Kosovë-Serbi, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit, raporton indeks.mk.
Sipas Ahmetit, është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare.
Statusi i plotë:
Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë. Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian!