-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi tregon së mbrëmë e telefonoi Zaevi: Më kërkoi falje, tha...

Hashim Thaçi tregon së mbrëmë e telefonoi Zaevi: Më kërkoi falje, tha se foli me thashetheme të Sputnikut rus (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili kishte rënë pre e një telefonate të disa komikëve e ku kishte deklaruar se ‘Kosova do t’ia jap 10 komuna Serbisë’.

Lidhur me këtë, Thaçi është pyetur nga gazetarët, ku edhe u thotë se ‘mbrëmë e ka telefonuar kryeministri Zaev dhe i ka kërkuar falje”.

? LIVE: Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou

Geplaatst door Periskopi op Donderdag 11 juli 2019

“Sa i përket pyetjes tuaj dhe kryeministrit Zaev, unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike rreth 20 minuta me kryeministrin Zaev. Zaev më ka thirrë mua për t’u sqaruar me atë çka ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se ishte një rrethanë se ka qenë pre e mashtrimit dhe gjitha që ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që do t’i ipen Serbisë, i ka thënë duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat apo lansimet e gazetës Sputnik. Më ka kërkuar falje dhe ka potencuar se ajo që ka folur me mashtruesit dhe ato që kanë folur në telefon janë gjëra që nuk qëndrojnë në raport me Kosovën dhe ka potencuar se nuk ka asnjë fakt, evidencë, asnjë informacion zyrtar për atë që ka deklaruar port ë gjitha i ka të bazuara në thashetheme lokale e ndërkombëtare dhe sipas tij të bazuara në informata të gazetës Sputnik dhe lajmeve tjera të rreme”, ka thënë veç tjerash presidenti Thaçi, përcjell Periskopi.

Këto deklarata, Thaçi i bëri pas takimit lamtumirës me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, të cilën e falënderoi për punën dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, përcjell Periskopi.

“Dëshiroj të theksoj fillimisht edhe të falënderoj për punën e mrekullueshme të shefes së EULEX-it të cilës sot i kemi thënë lamtumirë në kuptimin e angazhimeve që ka pasur këtu, një punë dhe bashkëpunim të shkëlqyer i të gjitha institucioneve të rendit dhe ligjit. Kjo dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jeë bashkëveprues me autoritetet e BE’së, me synimin e qartë që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave”, ka thënë Thaçi./Periskopi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments