3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGruevski: Nëse keni prova nxirrni tani, mos blini kohë!

Gruevski: Nëse keni prova nxirrni tani, mos blini kohë!

Ish kryeministri Nikolla Gruevski mohon të jetë organizatori i ngjarjeve të 27 prilli. Në profilin e tij në fejsbuk, nga Budapesti, Gruevski ka shkruar se ai nuk është organizator dhe madje ai ka tentuar që ta qetësojë turmën e protestuesve nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi ditën e ngjarjeve dhe një ditë më parë, ishte në Vienë. Gruevski ka ironizuar edhe me faktin që atëherë, ministër i brendshëm ka qenë Agim Nuhiu, prandaj ka pyetur se si ai si lideri i VMRO-së paska ndikuar tek Nuhiu i cili gjoja nuk ka dërguar forca policore shtesë në Parlament.
“As nuk kam organizuar dhe as nuk kam dhënë pëlqimin për askënd që të organizojë një sulm të dhunshëm në Kuvend ndaj deputetëve. Përkundrazi, më parë se të gjithë politikanët, sapo kuptova, kërkova ta qetësoja situatën përmes rrjeteve sociale, sepse atë ditë dhe të nesërmen isha në Vjenë. Unë i bëj thirrje prokurorisë të prezantoj publikisht provat kundër meje. Le të shohim dëshmitë materiale ose çfarëdo prove, qofshin ato nga ndonjë dëshmitar i rremë, i parëndësishëm ose i shantazhuar, ose ndonjë i dyshuar i cili është i rrezikuar ose i akuzuar në një rast të caktuar. Dua të dëgjoj publikisht se si nga pozita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së paskam ndikuar tek ministri Nuhiu, të cilin as nuk e kam njoftuar personalisht. Ju bëj thirrje që ti nxjerrni të gjithë provat menjëherë, nëse keni diçka. Mos blini kohë me gjoja hetimin që është në vijim”, ka shkrua

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments