15.5 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeProf.Dr Mersim Maksuti  / Ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme, por nuk dihet...

Prof.Dr Mersim Maksuti  / Ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme, por nuk dihet se si do të arrihen

“Dy-tri fotografi të publikuara në publik nuk janë dëshmi se Islam Abazi, kreu i ri i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të ndikohet nga një parti e caktuar politike”, thotë profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, Mersim Maksuti, .

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin, por mbetet e paqartë se si do të arrihen.

“Dy-tri fotografi të publikuara në opinion nuk janë dëshmi se Islam Abazi, kreu i ri i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të ndikohet nga një parti e caktuar politike. Publiku tashmë e di se ai është nga e njejta vendlindje me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe familjen e tij, kështu që për arsye dhe momente të tjera të jetës njerëzit mund të shoqërohen”, thotë profesor Maksuti.

“Asnjë normë ligjore nuk parashikon që në situata të tilla nuk mund të bëhet zgjedhja e tij në këtë detyrë. Madje, zgjedhja e tij vjen nga shumica e maqedonasve, shqiptarëve dhe kolegëve të tjerë dhe ky është një tjetër fakt që flet për punën e tij të deritanishme, besimin që ka krijuar. Më duhet të pranoj se edhe kjo mund të ketë një dozë të vogël intolerance etnike, sepse deri më sot nuk kemi pasur asnjë shqiptar që të drejtojë këtë organ të rëndësishëm. Një situatë të ngjashme kemi qenë dëshmitarë edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Duhet të presim dhe të shohim me sa dinjitet dhe profesionalizëm do ta udhëheqin këtë institucion”, shton ai.

Për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në dokumentin më të lartë ligjor, Maksuti thotë se ato janë të pashmangshme.

“Ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin, por mbetet e paqartë se si të arrihet deri aty. Për këtë, edhe vetë VMRO-DPMNE është shumë e bindur se ky është një proces i pakthyeshëm, por po luan lojën e vet politike që mund të përfitojë nga kjo situatë, nga e cila mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kreu i opozitës e di shumë mirë që perspektiva evropiane e shtetit është mbi interesat e çdo partie politike”, thotë profesori. flaka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments