Pas pothuajse tre dekadave Ministria e Drejtësisë në RMV e filloi sjelljen e Kodit të ri Penal.
Ministri Nikolla Tupançevski thotë se ligji aktual shumë herë u ndryshua dhe u plotësua dhe shpeshherë me zgjidhje të këqija, por asnjëherë nuk u pastrua teksti i tij.
“Bëhet fjalë për Kod Penal që te ne po zbatohet një kohë të gjatë, ja dikush ka arritur që bëjë statistikë të mirë se deri më tani i njëjti është ndryshuar dhe plotësuar 36 herë”.Duhet theksuar se jo çdo herë ndryshimet e Kodit Penal janë bërë me zgjidhje të mira dhe kishte situata ku u konstatuan disa mospërputhje në lidhje me normativën, përkatësisht mospërputhje të dispozitave që ishin pjesë e Kodit penal”, theksoi Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.