-3.5 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaLajmeMilloshoski: Ka deputetë të shumicës që nuk janë pajtuar me Kovaçevskin për...

Milloshoski: Ka deputetë të shumicës që nuk janë pajtuar me Kovaçevskin për ndryshimet kushtetuese

“VMRO-DPMNE ka një grup parlamentar koheziv, por ajo që kemi vërejtur në momentin e votimit të propozimit francez, ku në vetë Kuvend është vërejtur se ka individë dhe deputetë nga shumica qeverisëse që kanë qenë të përmbajtur dhe nuk janë në disponimi për një hap të tillë”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në emisionin “24 Analiza”.

Milloshoski beson se edhe në shumicën parlamentare “ka individë që mendojnë ndryshe nga Kovaçevski, i cili ka thënë gjatë gjithë kohës se ka shumicën dhe do t’i bëjë ato ndryshime kushtetuese”.

“Nëse qeveria konsideron se koha është e çmuar, dhe se kjo çështje është e rëndësishme dhe mund ta bëjnë, atëherë le të mos humbin kohë dhe të paraqesin iniciativë për ndryshime kushtetuese nesër, por vetë qeveria me mbledhjen e sotme, e cila në radhë të parë ishte një ngjarje mediatike-politike dhe qeveria tregoi se nuk ka shumicë”, tha Milloshoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments