11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami nuk merr pjesë në takimin e liderëve: Shqiptarët janë autokton,...

Bilall Kasami nuk merr pjesë në takimin e liderëve: Shqiptarët janë autokton, nuk lejojmë që të trajtohen me terma poshtërues. Takimi i thirrur nga Kovaçevski, formalitet për shpëtimin e BDI-së

Lëvizja Besa nuk merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga Kryeministri Kovaçevski, përcjell TV21. Kryetari i Besës Bilall Kasami tha se nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen me terme poshtërues të llojit të 20%-shit.
“Shqiptarët janë autokton dhe nuk lejojmë që të trajtohen me terma poshtërues të llojit të 20%-shit. Prandaj Lëvizja BESA nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kryeministri Kovaçevski i cili luan lojën dhe rolin e shpëtimtarit të BDI-së. Ritheksojmë se nuk kemi asnjë dilemë në integrimet eurointegruese por nuk do të lejojmë që populli shqiptar të trajtohet me poshtërsi në kushtetutën e vendit. lemi popull shtet formues dhe si të tillë do të duhet të trajtohemi e respektohemi nga ligjet e vendit”, tha mes tjerash Kasmai.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thirrjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për takim liderësh e quan sabotim të takimit të partive shqiptare, përcjell TV21. Kasami tha se mbledhja e thirrur nga Kovaçevski është formalitet për ta shpëtuar BDI-në nga llogaridhënia e obligimeve të dala nga deldarata e partive shqiptare
“Takimi i thirrur nga kryeministri Kovaçevski është formalitet për shpëtimin e BDI-së nga takimi i uljes në tryezë me përfaqësuesit e partive shqiptare në të cilën përfaqësuesi i BDI-së duhej të raportojë mbi realizimin ose jo të obligimeve të marra me marrëveshjen në të cilën si kusht është edhe përfshirja e gjuhës shqipe në kushtetutën e vendit”, tha mes tjerash Kasami./tv2l.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments