Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi në “Magazina Ekonomike” deklaroi se Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz jo vetëm nga Bullgaria por edhe nga Greqia dhe Turqia.
“Aktualisht ne kemi vetëm një linjë interkoneksioni ndërmjet dy sistemeve tona të transmisionit që lidhet afër kufirit në Deve Bair, dhe deri tash do të thotë i gjithë kapaciteti që ka qenë nga linja bullgare në transmisionin tonë ka qenë e rezervuar nga “Gaz Prom”. Do të thotë që të jetë më e kuptueshme në anën bullgare stacionet e kompresorëve deri tani kanë gjeneruar një presion për rreth 36-37 bar me këtë prodhohet një kapacitet i përgjithshëm në nivel vjetor rreth 800 milion metër kub dhe në nivel ditorë, rreth 2.2 milionë metër kub sasi të gazit që vinin në vendin tonë, dhe e dinë të gjithë se ky kapacitet ka qenë i rezervuar deri tash nga operatori nga furnizuesi rus “Gaz Prom” me një kontratë afatgjate deri në vitin 2030 dhe kjo ka pamundësuar që operatorët tjerë, furnizues tjerë të kenë qasje në këtë rrjet të transmisionit.