8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMijëra euro për të siguruar objektin e komunës! Kasami: Është e nevojshme...

Mijëra euro për të siguruar objektin e komunës! Kasami: Është e nevojshme për hedhësit e mbeturinave dhe qentë endacakë

Komuna e Tetovës më 14 tetor ka nënshkruar kontratë me një kompani private ta siguruar objektin e komunës, sektorin për veprimtari komunal, si dhe objekte tjera në bazë të nevojës. Sipas kontratës komuna e Tetovës kësaj kompanie private do t’i paguajë rreth 4 mijë euro në muaj ose për një vit rreth 50 mijë euro. Pyetëm kryetarin e komunës Bilall Kasamin. Ai tha se kjo kontratë është e nevojshëm për qentë endacakë dhe mbikëqyrjen e personave të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina.

“Sigurisht se është e rëndësishme se ne kemi thënë kemi probleme të përditshme me çështjen e qeneve endacakë me çështjen e mbeturinave që i hedhin qytetarët vend e pa vend dhe ne veç më instaluam një sistem sigurie ku e pastruam deponinë e egër që ishte edhe na duhen mjete shtesë dhe pika shtesë që ne të identifikojmë keqpërdoruesit dhe të marrim masa adekuate “, tha Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.
Në pikën pesë të kontratës thuhet se “Bartësi furnizimit është i obliguar të intervenon në afat kohorë në maksimum prej 5 minutave pas pranimit të thirrjes për dëmin e shkaktuar në pronën ose në personat fizik në organin kontraktues.” Që do të thotë se objekti i komunës dhe hapësirat do të jenë të siguruar me video mbikëqyrje, ose patrullim 24 orësh.”Është mbikëqyrje me video mbikëqyrje që është proces që e dinë ekspertët e informatikës”, pohoi Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.
Ndryshe në objektin e komunës ka persona që janë të angazhuar nga viti 2000 për sigurimin e objektit dhe ata janë të paguar nga qeveria, kjo si duket nuk mjafton për komunën e Tetovës.

Kryetar i komunës së Gostivarit Arben Taravari një gjë të tittë nuk e sheh të nevojshme.
“Në Gostivar nuk kemi, nuk ka pas nevojë, kemi aty rojtarë që punon. Aty ka kamera të vendosura që është e mbuluar edhe nuk kemi angazhuar deri më tash”, tha Arben Taravari – kryetar i Gostivarit.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar komuna e Tetovës më një tender prej 1 mition e 500 mijë denarësh kishte kërkuar edhe 27 kamera të brendshme dhe të jashtme. Arsyetimi atëhershëm ishte për të mbutuar hapësirat e komunës së Tetovës. Objekti i komunës së Tetovës nuk ka qenë ndonjëherë pre e hajnave. Nga SPB Tetovë thonë se nuk ka ndonjë denoncim për vjedhje ose dëmtim të objekt të komunës së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments