3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Nuk do të lejojmë që vendimet e qeverisë të dëmtojnë...

Bilall Kasami: Nuk do të lejojmë që vendimet e qeverisë të dëmtojnë qytetarët

Bilall Kasami, kryetari i komunës së Tetovës kundërshton qëndrimin e qeverisë për ndalimin e themelimit të ndërmarrjeve publike që do të menaxhojnë dhe prodhojnë energji elektrike. Nëse pengohet vetëqeverisja lokale, ai do të kërkojë mbrojtje nga organet e drejtësisë. Këtë qëndrim e shprehu kryebashkiaku Kasami në pyetjen e një gazetari pas vizitës në landfillin e “Rusino”. Ai ka sqaruar se kanë vepruar sipas rekomandimeve të mëparshme të komisionit rregullativ.

  • Kemi paraqitur kërkesë në regjistrin qendror, paraprakisht jemi konsultuar me BNJVL-në dhe kemi ndjekur rekomandimet e organit kompetent rregullativ. Nuk do të lejojmë që qytetarët të dëmtohen nga vendimet e paarsyeshme të qeverisë. Do të marrim të gjitha masat dhe do të kërkojmë përmes institucioneve të drejtësisë, tha Kasami.Kundërshtimi i Bilall Kasamit vjen pas miratimit të një vendimi në komunën e Tetovës për themelimin e një ndërmarrje publike që do të menaxhojë ndriçimin rrugor, instalimin e fotovoltaikëve dhe prodhimin e energjisë elektrike.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments