3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUSAID me program të ri për mediumet për luftën kundër dezinformatave ruse

USAID me program të ri për mediumet për luftën kundër dezinformatave ruse

Agjencia për zhvillim ndërkombëtar të SHBA-së (USAID) në bashkëpunim me 11 mediume të pavarura dhe autoritare nga Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, promovon program të titulluar “Kundërshtim të ndikimit qëllim keq të Kremlinit”.

Siç njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Uashingtoni, programi për promovimin e drejtorit ekzekutiv të USAID-it, Mark Grin në kuadër të masave më të reja për luftë kundër “propagandës dhe aktiviteteve të dëmshme të Rusisë”.

Programi është dizejnuar për ndihmë të fqinjëve më të afërm dhe më të largët të Rusisë në uljen e varësisë energjetike dhe ekonomike nga Moska, luftën kundër dezinformatave ruse dhe propagandës për pengimin e kiber sulmeve.

Sipas Grin, Kremlini, ndan mbi 300 milionë dollarë në vit për televizionin RT dhe portalin informativ “Sputnjik”,të cilët publikojnë përmbajtje në nivel global në shumë gjuhë botërore, në kuadër të “strategjisë së planifikuar me kujdes për minimin e vlerave demokratike perëndimore”.

Ai shtoi se “regjimi në Moskë nuk është vetëm fuqi autoritare e cila në mënyrë agresive kërkon sfera të reja të ndikimit ideologjik jashtë kufijve të saja”.

Programi i USAID-it fillimisht merret me masa ekonomike për uljen e “varësisë historike” nga nafta dhe gazi rus. Njëra prej pikave kyçe është ndihma në këto vende partnere që të përfshihen në tregje funksionale lokale dhe rajonale energjetike.

Me aktivitete të tilla USAID-i tani më merret në Ukrainë dhe Moldavi. Ukraina për shembull u përfshi në sistemet energjetike nga Evropa Qendrore. Falë ndihmës së SHBA-së, eksporti i Moldavisë riorientohet nga Rusia drejt BE-së, me ç’rast për momentin tani më 70 për qind e eksportit të prodhimeve të Moldavisë realizohet në BE, ndërsa vetëm 16 për qind në Rusi.

Nga ana tjetër, posta e USAID-it është politike, me ç’rast në koordinim me organizatat civile iniciohen projekte për luftë kundër korrupsionit.

Agjencia, për shembull, ka ndarë 2,5 milionë dollarë ndihmë për pajisje të shfrytëzuar për mbrojtje nga kiber sulmet gjatë zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, ku paraprakisht Moska tentoi të ndikojë me sulme të hakerëve.

Në Gjeorgji, USAID-i ndihmon iniciativa të bazuara në onlajn rrjete të vullnetarëve për identifikimin dhe ndjekjen e dezinformatave antiperëndimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments