9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVENDOSET GURTHEMELI PËR TRIBUNËN E FC SHKUPIT,SPORTI DHE POLITIKA NË NJË VEND-BDI...

VENDOSET GURTHEMELI PËR TRIBUNËN E FC SHKUPIT,SPORTI DHE POLITIKA NË NJË VEND-BDI U LAVDRUA. INVESTOI UEFA???

Hedhja e gurthemelit të tribunës së re në stadiumin e Çairit u shoqërua me këngën promovuese të zgjedhjeve lokale “Për Çairin që duam”. Në hedhjen e këtij gurthemeli morën pjesë pothuajse e gjithë kryesia qendrore dhe lokale e BDI-së. Ali Ahmeti, Sadulla Duraku, Bujar Osmani, Artan Grubi, Ejup Alimi, Kreshnik Bekteshi, deri tek Visar Ganiu, si dhe partnerët e koalicionit Petre Shilegov nga LSDM dhe Azem Sadiku nga PDSH.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu u shpreh i lumtur që po përmbush një premtim të cilin e dha gjatë fushatës parazgjedhore.

“I nderuar tifo grup më i flaktë, më i mirë në Maqedoni Shvercerat. Kam kënaqësinë që sot jam këtu para jush në  një moment ku bashkërisht duhet ta hedhim gurthemelin për tribunën e re. Këtë moment e paralajmërova edhe gjatë kampanjës kur ju premtova që në programin tim do të ketë investim tribunë të re për klubin futbollistik Shkupi dhe stadiumin e Çairit”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Në  fjalimin e tij para të pranishmëve, kreu i integristëve tha se dikur ishte e pamundur të mendosh se gjysma e kombëtares së futbollit të Maqedonisë do të ishte me shqiptarë, por sot sipas tij është realitet.

“Sot është koha e cilësisë dhe të mos kërkojmë përfaqësim të drejtë pa cilësi, në kuadër të kombëtares. Unë jam krenar  kur shoh kur në fushat e sportit djem të cilët kanë dalë nga kjo fushë e sportit si Enis Bardhi dhe shumë të tjerë që ne na nderojnë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Për hedhjen e gurthemelit të tribunës foli edhe kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini i cili tha se Shkupi kishte nevojë për tribunë të re.

“Të bindur se kjo tribunë, i mungon këtij stadiuimi me shumë kënaqësi vendosëm që pikërisht në këtë projekt t’i orientojmë mjetet e fituara nga UEFA, përmes programeve të het-trikut për infrastrukturë. Tribuna do të jetë sipas të gjithë standardeve të UEFA-së”, u shpreh kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Punimet për ndërtimin e tribunës është dashur të nisin në prill të këtij viti, por për disa arsye të njëjtat kanë filluar me vonesë, kurse pritet që të përfundojnë në vitin 2021. Tribuna do të ketë kapacitet prej 1.792 vendeve nga të cilat 84 do të jenë me ulëse Vip, tetë për persona me aftësi të kufizuara si dhe kabinë prej xhami për komentatorët e ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments